minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk janë alienë dhe as skena nga filma horror, këto krijesa sapo janë zbuluar në planetin tonë

0
Nuk janë alienë dhe as skena nga filma horror, këto krijesa sapo janë zbuluar në planetin tonë

Shkencëtarët kanë gjetur disa krijesa të çuditshme dhe të pazbuluara më parë në thellësitë e Oqeanit Indian.

Shkencëtarët udhëtuan nga bregu veriperëndimor i Australisë, deri në Parkun Detar të Ishujve “Cocos”. Shkencëtarët krijuan harta tredimensionale të fundit të detit, të paeksploruar më parë, duke hedhur dritë mbi një pjesë të planetit tonë, që deri tani ishte e errët. “Kemi arritur të marrim të dhëna që nuk kemi qenë në gjendje t’i merrnim më parë, gjëra të pabesueshme. Kemi zbuluar një botë krejt të re “magjike”, me kanione, vullkane e pellgje.

Tim O’Hara, shkencëtar në Institutin Kërkimor të Muzeut “Vicotira”

Kemi gjetur edhe disa mostra të mëdhenj, për të cilët nuk dimë asgjë. Kemi shumë për të zbuluar. Një ngjalë e verbër, e panjohur më parë, ishte një prej specieve të gjetura, por edhe disa lloje të ndryshme peshqish me forma të çuditshme që nuk ishin zbuluar kurrë më parë”, tha Tim O’Hara, shkencëtar në Institutin Kërkimor të Muzeut “Vicotira”.

Qeveria australiane ka shpallur në mars 2022 dy parqe gjigante nënujore në territoret e vendit në Oqeanin Indian, ku pritet të kryhen ekspedita të tjera edhe në muajt në vazhdim. Ekspeditat do të shërbejnë për të siguruar të dhëna që do të ndihmojnë në administrimin e këtyre zonave në të ardhmen. Kreu i divizionit të parqeve australiane, Jason Mundy, tha se udhëtimi është i rëndësishëm për të mësuar më shumë mbi habitatin unik ku këto specie jetojnë, në thellësinë e oqeaneve.

Advertisement

210607144605 02 rotifer exlarge 169

Kafsha që u rikthye në jetë pas 24 mijë vitesh në ngrirje

Advertisement


Pamjet e rralla te peshkut alien me koken transparente 1280x720<!–

–>

Advertisement

Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente


kollage 1280x720<!–

Advertisement

–>

Ngjyra dhe krijesa të çuditshme, Global Photo Award shpall fituesit

Advertisement


KRIJESAT ALIENE 1024x576<!–

–>

Advertisement

Peshkatari rus tregon krijesat “aliene” të kapura në thellësitë e deteve

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit