Një burrë nga Kamboxhia u tmerrua kur pa një gjarpër kobra në tualetin e tij.

Ray Sopha fillimisht mendoi se dikush nga familjarët e tij nuk e kishte shkarkuar mirë ujin, por kuptoi shumë shpejt se në të kishte një gjarpër helmues.

Ai e shkarkoi sërish ujin, por kobra nuk u largua, madje nisi të nxjerrë gjuhën dhe kokën në sipërfaqe. Në atë moment, burri doli nga tualeti për të kërkuar ndihmë. Kur u kthye me disa kushërinj, kobra nuk shihej gjëkundi. Edhe pse e kërkuan shumë, ata nuk e gjetën dot më gjarprin.

Sopha tha se që nga 3 marsi, nuk e ka përdorur më atë tualet: “E kam ulur kapakun dhe i kam hequr ujin. Po përdorim tualetin tjetër, aty nuk hyjmë më. Kisha parë gjëra të tilla nëpër filma, por nuk e mendoja kurrë se mund të më ndodhnin mua”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/03/kobra-banje.mp4