minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk u rezistoni pushimeve pa celularë? Atëherë mos shkoni te ky ishull, nuk është për ju

0

Me afrimin e verës dhe fillimin e sezonit turistik, përdoruesit e mediave sociale do të luftojnë për t’iu përgjigjur pyetjes së vjetër: Nëse nuk keni postuar për pushime, a keni shkuar vërtet? Përgjigja duhet të jetë: Po, kam qenë dhe kam pasur një kohë shumë të mirë për të mos e publikuar atë në të gjithë Instagramin.

Nëse doni të bëni këtë stil të pushimeve, atëherë ishulli Ulko-Tammio në Finlandë është perfekti për ju. Ky ishull ndodhet në Gjirin Lindor të Finlandës, një park kombëtar në vendin nordik që është quajtur “vendi më i lumtur në botë” gjashtë vjet me radhë dhe, disi për ironi, është shtëpia e Nokia-s, marka që qëndron pas smartfonit më të shitur në botë të të gjitha kohërave.

Ishulli Ulko-Tammio në Finlandë ka ndërmarrë një fushatë që po u kërkon vizitorëve të injorojnë telefonat dhe të shijojnë natyrën.

“Ne duam t’i nxisim pushuesit të fikin pajisjet e tyre inteligjente dhe të ndalojnë dhe të shijojnë ishujt”, tha Mats Selin, një ekspert në turizmin ishullor në Visit Kotka-Hamina, në një njoftim për shtyp.

Advertisement

Stafi i Parks & Wildlife Finland, kompania që menaxhon ishullin, shpreson që fushata të ndikojë që turistët të shkëputen nga telefonat e tyre dhe të angazhohen me florën, faunën dhe kontaktit me vizitorët e tjerë.

Megjithatë, e gjitha është opsionale sigurisht, nëse nuk ia dilni dot që të lini celularët tuaj, atëherë më e mira është të mos shkoni në këtë ishull, pasi do humbisni shumë nga bukuritë që ajo ofron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit