minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pak e dinë, por 29 qershori ka qenë dita më e shkurtër e të gjitha kohërave

0
Pak e dinë, por 29 qershori ka qenë dita më e shkurtër e të gjitha kohërave

Ndoshta për shumëkush data e 29 qershorit të këtij viti nuk do të përmendet për diçka interesante, madje mund të harrohet shumë shpejt. Por për fizikanët dhe astronomët ajo datë është tashmë e shënuar me germa të arta, në manualet e tyre shkencore.

Arsyeja është e thjeshtë, 29 qershori ka përfaqësuar ditën më të shkurtër të regjistruar ndonjëherë, ose më mirë rrotullimin më të shpejtë të Tokës. Bëhet fjalë vetëm për 1.59 milisekonda, asgjë për njeriun normal por jo për logjikën shkencore.

Shkaku ende nuk dihet, por kjo nuk është hera e parë që ky proces përshpejtimi ndodh. Në dekadat e mëparshme, mendohej se trendi i planetit ku banojmë po shkonte drejt ngadalësimit, që sillte si pasojë ditë më të gjata, aq sa u nevojit shtimi i disa “grimcave kohore” për ta uniformuar me ditën diellore mesatare.

Por duke filluar nga viti 2020, po ndodh e kundërta. Vetëm në atë vit janë regjistruar 28 ditët më të shkurtra nga viti 1960, dhe nuk duket sikur kjo dukuri po shuhet, përkundrazi.

Advertisement

Një hipotezë flet për shkrirjen e akullnajave arktike dhe antarktike, që ka në një mënyrë lehtësuar polet e planetit, por disa autorë flasin edhe për rrymat e brendshme në bërthamën e planetit, ose ndryshime në aksin e rrotullimit të planetit.

Edhe pse në përditshmëri kjo dukuri nuk sjell shqetësime të mëdha, përdoruesit e sistemeve GPS kanë vrojtuar disa diferenca të vogla në saktësinë e koordinatave të tyre, por edhe në sinkronizimin e pajisjeve inteligjente, nga laptopet tek orët digjitale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit