minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pandemia shuan për vitin e dytë “zjarrin” e festivalit Burning Man

0
Pandemia shuan për vitin e dytë “zjarrin” e festivalit Burning Man

Është prej dekadash një nga festivalet kult të kulturës “hippie”, ku dhjetëra mijëra persona nga e gjithë bota mblidhen çdo vit në shkretëtirën e Nevadës ku shprehin artin dhe lirinë tyre, nën ritmet e muzikës elektronike.  

Kjo ndodh nga viti 1986, kur u mblodhën thjesht një grusht personash në San Francisko, ndërkohë që në vitin 2019, kur u zhvillua për herë të fundit, eventi solli 80 mijë të tillë.

Por për shkak të pandemisë, festivali i njohur si “Burning Man”, nga statujat gjigante prej druri dhe kartoni që në fund të aktivitetit digjen në peizazhin mbresëlënës, nuk u zhvillua në vitin famëkeq 2020, dhe me sa duket, nuk do të zhvillohet edhe në këtë vit.

Organizatorët deklaruan se “edhe pse në SHBA po shohim dritën në fund të tunelit, jemi sërish në pandemi, dhe të panjohurat nuk mund të sqarohen në kohën që na ka mbetur”, duke i dhënë takimin fansave direkt në vitin 2022, një kohë e mjaftueshme për të reflektuar mbi drejtimin e duhur.

Advertisement

Vitet e fundit, në fakt, festivali është kritikuar për një humbje të identitetit të vërtetë hipi, shprehje e një kulture alternative, dhe shndërrimin  e një festivali elitar, ku pjesa më e madhe e pjesëmarrëse vijnë nga bota e spektaklit, ose të celebriteteve të web-it.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit