minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Paraardhësja e picës zbulohet në afreskun e Pompeit

0
Paraardhësja e picës zbulohet në afreskun e Pompeit

Një afresk natyre të qetë, që përshkruan një paraardhës të mundshëm të picës italiane, është gjetur i ruajtur në mënyrë perfekte në murin e një shtëpie në Pompei, qyteti antik romak i zhdukur nga shpërthimi i vullkanit mbi malin Vezuv rreth 2000 vjet më parë.

Por megjithatë, ekspertët mendojnë se ushqimi në imazh nuk mund të jetë pica, ndonëse Pompei është pranë Napolit, pasi 2000 vjet më parë nuk njiheshin përbërësit karakteristike të saj, si domatet dhe mocarela.

Arkeologët nga Parku Arkeologjik i Pompeit supozojnë se në pikturë, pranë gotës së verës, një bukë e sheshtë me erëza dhe një lloj salce “pesto”, mund të jetë fare mirë një paraardhëse e ushqimit që ka hyrë në listën e mbrojtur nga UNESCO.

Afresku u gjet në atriumin e një shtëpie me furrë buke, ku kërkimet rifilluan janarin e kaluar pas gërmimeve të pjesshme në fund të shekullit të 19-të.

Advertisement

Pompei, 23 km në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur u varros nën hi, gurë dhe pluhur si pasojë e shpërthimit të vullkanit në vitin 79 pas Krishtit i cili krahasohet si i përngjashëm me shumë bomba atomike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit