minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Parajsa në Ferr”

0
“Parajsa në Ferr”

Parajsa në ferr. Kështu përshkruhet vila luksoze ku jetoi Nazi Rudolf Hoess me gruan dhe pesë fëmijët e tij, kur ishte komandant i Aushvicit, kampit të përqendrimit në të cilin 1.2 milionë çifutë u vranë gjatë Holokaustit.

Shtëpia ndodhej në cep të kampit. Pemët dhe muri i kopshtit mbulonin qëllimisht pamjen e oxhakut të krematoriumeve, ku trupat e burrave, grave dhe fëmijëve të cilët ishin vrarë në dhomën e gazit, digjeshin në hi.

Fotografitë e bëra në vitin 2007 nga historian Ian Baxter por të zbuluara tani për herë të parë, tregojnë pjesën e brendshme të shtëpisë, afër qytetit Oswiecim, në Poloni, e cila u pushtua nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tregon se prona ishte akoma siç ishte në vitet 1940, përfshirë banjën origjinale me pllaka jeshile të cilën Hoess dhe familja e tij përdorën.

Advertisement

Baxter zbuloi gjithashtu shënime ditari të njerëzve, të burgosur në Aushvic, të cilët punonin për familjen Hoess.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit