minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Së shpejti do të jetë gati ishulli artificial, “parajsa” e pushimeve dhe…taksave

0
Së shpejti do të jetë gati ishulli artificial, “parajsa” e pushimeve dhe…taksave

Së shpejti ujërat e kaltra të Karaibeve do të mirëpresin një ishull të ri. Artificial, teknologjikisht të avancuar, dhe gati për turizëm elitar por të qëndrueshëm.

Ky është objektivi i kompanisë Blue Estate, që po ndërton një ishull të gjerë rreth 1 kilometër, dhe që në përfundimin e saj, të parashikuar në 2025, do të jetë “parajsa” artificiale e rreth 15 mijë personave fatlumë.  

Ishulli i Blue Estate do të jetë pothuajse një shtet në vete, mes Miamit dhe Bahamas. I ndërtuar me një beton i avancuar që sipas projektuesve nuk do të tronditet aspak nga fuqia e oqeanit dhe as nga uraganet karakteristike të zonës, ishulli do ketë shkolla, spital i dedikuar, kinema dhe teatro, pafundësi dyqanesh dhe lokalesh, pothuajse për çdo xhep.

Dhe në fakt çmimet lejojnë të ëndërrojë jo vetëm miliarderët, me apartamentet që fillojnë nga 16 mijë euro, deri në dhjetëra milionë për vilat luksoze të stilit hollivudian.  

Advertisement

Por Blue Estate nuk do të jetë vetëm një parajsë turistike, por edhe fiskale. Moto i ishullit është “Liri, barazi dhe prosperitet”, dhe banorë te saj që mund të fillojnë prenotimet nga viti 2023, do të përfitojnë zero taksa për kompanitë që do të hapen në ishull, dhe rregulla shumë tolerante në përgjithësi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit