minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Park argëtimi në një platformë nafte, ideja origjinale e Arabisë Saudite

0
Park argëtimi në një platformë nafte, ideja origjinale e Arabisë Saudite

Arabia Saudite i ka vendosur vetes si synim që të ulë varësinë nga industria e naftës, por gjithsesi ka gjetur një mënyrë për ta shfrytëzuar atë për turizëm.

“Platforma” do të jetë një park argëtimi në mes të detit në Gjirin e Arabisë, i ndërtuar mbi një platformë të vjetër nafte, me sipërfaqe totale prej 150 mijë metrash katrorë.

E financuar nga Fondi Publik i Investimit, “Platforma” do të ketë në total 3 hotele dhe 11 restorante të shpërndara në disa platforma të lidhura me njëra-tjetrën. Gjithashtu aty do të instalohet një karusel, si edhe pika për sporte ekstreme “bungee jumping” dhe “skydiving”.

Fotot e projektit janë bërë publike, për të treguar sesi do të transformohet platforma për nxjerrjen e naftës, në një pikë argëtimi dhe atraksioni turistik për njerëz nga e gjithë bota.

Advertisement

Deri tani, nuk ka një afat për përfundimin e punimeve, por projekti është në linjë me strategjinë “Vizioni Saudit 2030”, një nismë për shndërrimin e Arabisë Saudite në një destinacion turistik dhe për diversifikimin e ekonomisë së vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit