minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Parqet kombëtare më të mëdha të çdo kontinenti

0
Parqet kombëtare më të mëdha të çdo kontinenti

Nga pyjet e dendura te dunat e rërës dhe sipërfaqet akullnajore, po rendisim më poshtë parqet kombëtare më të mëdha të çdo kontinenti.

Amerika e Veriut

Parku Kombëtar i Groenlandës Verilindore është aktualisht parku kombëtar më i madh i globit (972.000 kilometra katrorë). Shtresa e akullit të Groenlandës përfshin pjesën më të madhe të parkut, por ai ka gjithashtu një vijë bregdetare të gjatë dhe të thyer që është shtëpia e arinjve polarë dhe shumë krijesave të tjera të Arktikut. Mënyra më e mirë për të arritur në park është të lundrosh me varkë gjatë verës, ndërsa në dimër me slita dhe qen, por gjithmonë duke qenë i shoqëruar nga vendasit.

Amerika Jugore

Parqet më të mëdha të Amerikës së Jugut gjenden në rajonet më pak të populluara të kontinentit. Kampioni në fuqi është Parku Kombëtar Chiribiquete në Kolumbinë juglindore (43,000 kilometra katrorë). Në të shtrihet një pjesë e madhe e pyjeve tropikale të Amazonës dhe lumenjve të egër. Gjithashtu, parku është i njohur pasi në të jetojnë disa specie endemike. E quajtur nga vendasit “Maloca” (Shtëpia e Jaguarit), Chiribiquete është i pasur me një shumëllojshmëri bimësh dhe lulesh. Thesare të tjera që mund të gjenden në park janë pikturat e lashta shkëmbore. Numërohen 75.000 të tilla dhe disa prej tyre janë realizuar më shumë se 24.000 vjet më parë.

Australia

Rezerva më e madhe natyrore e Australisë mbulon 36.000 kilometra katrorë. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson njihet për disa prej peizazheve më të bukura të shkretëtirës së Australisë Jugore. Ai përfshin një nga fushat më të mëdha të dunave në botë, pyjet e akacies dhe liqeneve të thata. Parku është një habitat i rëndësishëm edhe për marsupialët e vegjël, devetë e egra, perentie (hardhuca më e madhe e Australisë) dhe më shumë se 150 lloje zogjsh. Aktualisht, parku nuk ka mjedise për vizitorë dhe nuk ka rrugë të asfaltuara.

Advertisement

Azia

Pavarësisht se është kontinenti më i madh, Azia ka mbetur prapa në garën për parqet kombëtare më të mëdha në botë. I themeluar në vitin 2021, Parku Kombëtar Sanjiangyuan në Kinë, është tani më i madhi në kontinent (123.100 kilometra katrorë). Një pjesë e konsiderueshme e parkut përfshin Rrafshnaltën Tibetiane që ushqen burimet e lumenjve Yangtze, Yellow dhe Lantsang. Të ashpra dhe të largëta, malësitë e parkut strehojnë një sërë speciesh të rralla dhe të rrezikuara, si leopardët e borës dhe ujqit e Himalajeve.

Europë

Duke pasur parasysh sipërfaqen e saj të vogël në krahasim me kontinentet e tjera, shumë nga parqet më të mëdha të Evropës duken jashtëzakonisht të vegjël në krahasim me të tjerët. Më i madhi është Parku Kombëtar Vatnajökull në Islandë (14,141 kilometra katrorë). Një vend i mrekullueshëm vullkanesh dhe burimesh të nxehta, fjordesh dhe akullnajash që janë shumë të lehta për t’u eksploruar nga kushdo.

Afrika

Disa nga dunat e rërës më të larta dhe më të mëdha në botë janë pjesë e Parkut Kombëtar Namib Naukluft në Namibinë perëndimore, më i madhi i Afrikës me 49.768 kilometra katrorë. Dunat, disa prej tyre më shumë se 200 metra të larta, janë mijëravjeçare. Turistët mund t’i shijojnë peizazhet e mrekullueshme të shkretëtirës përmes fluturimeve me balona. Përveç dunave legjendare, Namib Naukluft është i njohur për kanionet e tij të shkretëtirës, ​​bregun e detit, si dhe florën e faunën që janë përshtatur në një nga vendet më të thata të Tokës.

Antarktida

Fundi i planetit nuk mburret ende me ndonjë park kombëtar, por rezervati i vetëm natyror zyrtar i Antarktidës është Zona e Mbrojtur Detare e Detit Ross. E krijuar në vitin 2016, rezerva shtrihet në 1.55 milionë kilometra katrorë dhe është shtëpia e miliona kafshëve polare duke përfshirë pinguinë, balena, foka dhe zogj deti. Megjithatë, në një moment në të ardhmen, i gjithë kontinenti mund të bëhet Parku Botëror Antarktik. Gjatë viteve 1980, OJQ të shumta promovuan idenë se Antarktida duhet të caktohet një park botëror, por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, vendet e Traktatit të Antarktidës nënshkruan një marrëveshje të re ndërkombëtare të quajtur “Protokolli për Mbrojtjen e Mjedisit” që ndalon minierat dhe vendos rregullat për të minimizuar ndikimin mjedisor të turizmit dhe aktiviteteve kërkimore shkencore në Antarktidë.

Advertisement

kopshte 1280x720

<!–

–>

Advertisement

Bimë dhe lule të rralla, konkursi i përvitshëm për parkun më të bukur

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit