minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Peshku me “jelek antiplumb” në Amazonë, një nga më të mëdhenjtë e ujërave të ëmbla

0
Peshku me “jelek antiplumb” në Amazonë, një nga më të mëdhenjtë e ujërave të ëmbla

Arapaima, peshku i gjetur në pellgun e lumit Amazonë, është një nga peshqit më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë, i aftë të rritet gati 3 metra i gjatë dhe të peshojë deri në 200 kilogramë. Veçantia e peshkut, Arapaima, është se mund të jetojë në ujë me pak oksigjen dhe të mbijetojë një ditë pa ujë fare.

I pajisur me luspa të forta, të cilat studiuesit i kanë krahasuar me një jelek antiplumb, arrin të mbrohet nga sulmet e piranjave dhe grabitqarëve të tjerë të ujërave. Ky peshk është një burim i rëndësishëm ushqimi për komunitetet lokale, por gjithashtu një ushqim i shtrenjtë në disa nga qytetet më të mëdha të Brazilit.

Peshkimi i tepërt e vuri në rrezik këtë specie dhe në vitet 1990 u ndërmorën hapa për ta ndaluar këtë. Sidoqoftë, peshkimi i paligjshëm vazhdoi, duke bërë që speciet të viheshin në rrezik, por në dy dekadat e fundit falë punës nga komunitetet lokale, kjo gjë u arrit të parandalohej. Sot, peshkimi i llojit Arapaima është i ndaluar në Brazil, përveç nëse ndodh brenda disa zonave në të cilat është vendosur një marrëveshje menaxhimi për shfrytëzimin e ujërave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit