minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Princesha Beatrice thotë se do ta konsideronte si dhuratë nëse fëmija i saj do të lindte me disleksi

0
Princesha Beatrice thotë se do ta konsideronte si dhuratë nëse fëmija i saj do të lindte me disleksi

Princesha Beatrice, e cila është në pritje të ëmbël, tha do ta konsideronte “si dhuratë” nëse fëmija i saj do të kishte disleksi.

33-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, janë disleksikë, një çrregullim i të mësuarit që prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit dhe ndikon në aftësinë për të lexuar, shqiptuar, shkruar dhe folur. Prandaj çifti po përgatitet për mundësinë e lartë që edhe fëmija i tyre i ri të diagnostikohet.

“Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë brenda disa muajsh me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh disleksinë si një dhuratë.”, tha princesha për revistën “Hello”.

Princesha u shpreh se e sheh disleksinë si pasuri pasi ajo e ka bërë të vlerësojë gjërat që mund të bëjë dhe jo ato që nuk mundet.

Advertisement

“Gjithmonë e shihja si diçka për të ecur përpara, shihja gjithmonë atë që mund të bëja. Asnjëherë atë që nuk mundesha.”

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi u martuan në korrik të vitit 2020 në një ceremoni tepër private.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit