minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse foshnjat dinë të notojnë?

0
Pse foshnjat dinë të notojnë?

Shumë prej nesh mund të jenë habitur, dhe pse jo, edhe frikësuar kur kanë parë ndonjë pamje kur të mëdhenjtë hedhin në ujë foshnjat e vogla pa të keq. Por, ajo që e bën interesante është fakti se ato notojnë aq mirë, sa ndonjëherë edhe më mirë se vetë të rriturit.

Por, si është e mundur kjo gjë, kur ato as që mund edhe të ecin?

Ne të gjithë kemi një refleks të quajtur refleksi i zhytjes së gjitarëve. Këto veti reflekse janë të forta te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Kjo i lejon ata të mbajnë frymën e tyre më gjatë dhe të ruajnë oksigjenin ndërsa janë nën ujë.

Çfarë ndodh me trupin e njeriut kur zhytet në ujë?

Advertisement

Kur mbani frymën dhe shkoni nën ujë, fytyra dhe hunda bien në kontakt me ujin, gjë që shkakton tre ndryshime kryesore në trupin tuaj: rrahjet e zemrës tuaj ngadalësohen, ju ndaloni frymëmarrjen përkohësisht dhe enët e gjakut në gjymtyrët tuaja ngushtohen. Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e asaj që quhet refleksi i zhytjes.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës është i rëndësishëm sepse zvogëlon sasinë e oksigjenit që i nevojitet trupit për të funksionuar. Duke ndaluar frymëmarrjen, trupi mund të ruajë oksigjenin që tashmë ka. Nëpërmjet ngushtimit të enëve të gjakut, gjaku rrjedh drejt organeve vitale. Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e refleksit të zhytjes.

Reflekset e foshnjave kur zhyten

Studimet tregojnë se foshnjat dhe të vegjlit kanë reflekse zhytjeje më të forta se të rriturit. Nuk dihet pse ky refleks është më i fortë te foshnjat, por shkencëtarët dhe disa ekspertë sugjerojnë se është një përshtatje evolucionare e krijuar për të ndihmuar në mbrojtjen e foshnjave nga mbytja.

Advertisement

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që foshnjat janë gati të notojnë në ujë menjëherë. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo mund të plotësohet me një stërvitje noti, ndërkohë që këto reflekse janë të forta. Për më tepër, forcimi i këtij refleksi mund të parandalojë vdekjet e papritura të foshnjave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit