minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Publikohen pamjet, mbytet jahti luksoz në Itali

0

Një jaht 40 metra i gjatë është mbytur pranë brigjeve në jug të Italisë. “Saga”, që u ndërtua në Monako në vitin 2007, po lundronte nga Gallipoli për në Milazzo në ishullin e Siçilisë, gjatë natës së të shtunës. Ndërsa po lundronte pranë gjirit të Squillace, nisën problemet me kapitenin që dha alarmin për rojën bregdetare me anë të një telefonate.

Kur mbërriti ndihma nga roja bregdetare, jahti ishte gjysmë i zhytur në ujë, rreth 9 milje larg nga Catanzaro. Katër pasagjerë u evakuuan menjëherë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit tentuan deri në fund të shpëtonin jahtin luksoz, por pa ia arritur.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për zbulimin e shkakut që çoi në fundosjen e jahtit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit