minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Punëtorit i vijnë në llogari 330 rroga mujore, jep dorëheqjen dhe zhduket me paratë

0

Punonte në një fabrikë mishi, mesh proshutave dhe bërxollave, për një shifër rreth 500 euro.

Një rrogë dinjitoze në Kili, ku minimumi i rrogës është 360 euro, por  e pamjaftueshme për të përmbushur çdo dëshirë përtej mbijetesës. Çdo fundmuaji punëtori priste me ankth rrogën e tij, por fati i tij ndryshoi papritmas, kur në llogarinë e tij bankare, pothuajse të boshatisur, u depozituan jo, një dhe as dy, por 330 rroga mujore.   

Bëhet fjalë për një shifër afro 170 mijë euro, që për një gabim ende të paditur u depozituan te llogaria e punëtorit, që me siguri në fillim nuk i ka besuar syve, por më pas planifikoi gjithçka që mos t’i rikthehej periudhës së tij si i varfër.

Drejtuesve të kompanisë ku punonte fillimisht i premtoi se do të rikthente paratë sa më shpejt, por në bankë në vend të një transferte preferoi të tërhiqte gjithçka, dërgoi një letër dorëheqjeje të shpejtë nga puna dhe më pas u zhduk. Policia po e kërkon kudo, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga personi, që edhe mund të ketë kaluar kufirin duke humbur gjurmët në ndonjë plazh të qetë amerikano-latin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit