minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Qëndron prej vitesh në “shkretëtirë”, del në ankand aeroplani i Elvis Presley-t

0
Qëndron prej vitesh në “shkretëtirë”, del në ankand aeroplani i Elvis Presley-t

Aeroplani privat i Elvis Presley-t, me nëntë sedilje origjinale prej kadifeje të kuqe, ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të New Mexico-s.

Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962 ka qëndruar në një varrezë avionësh në Roswell, New Mexico për më shumë se 35 vite dhe së shpejti mund të fluturojë sërish nëse blerësi vendos që ta riparojë.

Aeroplani është një nga tre mjetet fluturuese në pronësi të mbretit të Rock and Roll-it. Presley e bleu atë për 840,000 dollarë në 1976, një vit përpara së të ndërronte jetë.

Aeroplani u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430,000 dollarë dhe nuk dihet se përse përfundoi sërish në varrezën e aeroplanëve.

Advertisement

Megjithatë, që të mund të fluturojë sërish, aeroplani ndër të tjera do të ketë nevojë për një motor të ri. Riparimi i pjesëve tenkinke të avionit mund të jetë i kushtueshëm, por kasetofoni i tij origjinal, kabina e drurit dhe arredimi i viteve 1970 janë ruajtur.

Aeroplani i rrallë është vetëm një nga 204 mjetet fluturuese të këtij lloji që janë prodhuar mes viteve 1957 pas një bashkëpunimi privat mes Jetstar dhe Lockheed.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit