minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Qytetet më magjepsëse të braktisura në botë

0
Qytetet më magjepsëse të braktisura në botë

Dikur vende të gjallëruara, por sot tërësisht të braktisura. Rrugë, makina dhe ndërtesa të zbrazura që janë “pushtuar” nga natyra me kalimin e viteve. Disa të shkatërruara nga lufta dhe disa të evakuuara për arsye të ndryshme, këto janë disa nga qytetet më magjepsëse të braktisura në botë.

Oradour-Sur-Glane, Francë

Rrënojat e këtij fshati janë shndërruar në simbole që përkujtojnë tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Oradour-Sur-Glane ka mbetur relativisht i paprekur që nga 10 qershori 1944, kur shumica e popullsisë së saj u masakrua nga nazistët.

Gjatë kësaj mizorie, burrat u qëlluan dhe u vranë masivisht, ndërsa shumë gra dhe fëmijë mbeten të vrarë brenda një kishe e cila u hodh në erë. Kush tentoi të ikte gjatë këtij sulmi u kap dhe u torturua. Udhëheqësi i kohës në luftë, Charles De Gaulle, vendosi që Oradour-Sur-Glane duhet të lihej si një testament i mizorisë naziste.

Advertisement

Wharram Percy, Mbretëria e Bashkuar

Fshati mesjetar i Anglisë, Wharram Percy, i ngritur në ujërat e Yorkshire Wolds, dikur ishte vendi i disa shtëpive të bukura dhe një kishe. Kjo e fundit është e vetmja ndërtesë që qëndron ende në këmbë. Popullsia e fshatit u pakësua për vite me radhë pasi vendasit nisën të largoheshin drejt qyteteve apo fshatrave më të populluara. Sot vendi tërheq një numër të madh arkeologësh dhe turistësh.

Belchite, Spanjë

Në vijën e frontit midis forcave republikane dhe fashiste gjatë Luftës Civile Spanjolle, Belchite ishte qendra e një rrethimi nga gushti deri në shtatorin e vitit 1937, derisa ra përfundimisht në duart e diktatorit Franco më 1939. I lënë njësoj si atëherë, fshati i vogël i vendosur në jug të Zaragozës në Spanjën verilindore qëndron si një përkujtim për ata që ranë në luftë.

Advertisement

Craco, Itali

E vendosur në jugun e largët të Italisë, arkitektura spektakolare dhe vendodhja magjike e bëjnë Craco-n një nga qytetet e braktisura më të bukura në botë. Banorët filluan të largoheshin pas një sërë rrëshqitjesh të shkaktuara nga punimet për kanalizimet e ujërave të zeza në vitet 1960, dhe përfundimisht u braktis pas një tërmeti të fuqishëm në vitin 1980. Që atëherë, qyteti fantazmë jo vetëm që ka tërhequr mijëra turistë, por është bërë gjithashtu një vend i njohur xhirimesh, i shfaqur në filma si ai i James Bondi-t.

Grand-Bassam, Bregu i Fildishtë

Në Grand-Bassam ende ka banorë, por shumë nga ndërtesat e tij kanë qenë bosh prej vitesh. Dikur kryeqyteti kolonial francez i Bregut të Fildishtë, ndërsa sot një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Historia e Grand-Bassam daton shumë më larg se francezët kolonistë. Populli i lashtë i quajtur Nzema, mendohet se ka jetuar këtu që nga shekulli i 15-të, dhe merrej me peshkim e tregti.

Advertisement

Kolmanskop, Namibi

Shumë prej ndërtesave të Kolmanskop janë gjysmë të zhytura në rërë, duke ofruar një pamje unike. Dikur ai ishte një qytet i zhurmshëm në zemër të shkretëtirës Namib, themeluar pasi punëtorët vendas zbuluan diamante në vitin 1908. Menjëherë pas këtij zbulimi, një numër i madh minatorësh gjermanë vërshuan për të punuar aty. E ndërtuar për të imituar një qytet gjerman, Kolmanskop kishte një sallë vallëzimi, një kazino dhe madje edhe një sistem tramvaji. Megjithatë, qyteti u braktis përfundimisht në vitin 1956 dhe sot i gjithi po zhytet nën rërë, për t’u zhdukur dalëngadalë.

Bodie, Kaliforni

Ndoshta më i famshmi nga qytetet e Perëndimit të Egër të shekullit të 19-të, popullsia e qytetit arriti në 10.000 banorë në fund të viteve 1870. Me burime të pasura ari, njerëzit u dyndën në qytetin kalifornian, për t’u pasuruar sa më shpejt. Por fama e Bodie u zbeh nga fillimi i shekullit të 20-të, derisa popullsia e tij arriti në vetëm 120. Ndërtesat e ruajtura mirë të qytetit të shkretë e bëjnë atë një pikë të rëndësishme turistike në turnetë e Perëndimit të Egër.

Advertisement

Ishulli Hashima, Japoni

I njohur gjithashtu si Battleship Island, Hashima, operoi si një strukturë për minierat e qymyrit midis viteve 1887 dhe 1974. Por gjithçka ndryshoi pasi kërkesa për qymyr ra dhe banorët e saj u shpërndanë duke bërë që natyra të pushtojë këtë vend. Ndonëse është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik me kalimin e viteve, Hashima ka një të kaluar të errët, pasi është përdorur si një kamp pune gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 1000 civilë dhe robër lufte thuhet se kanë vdekur këtu.

Pyramiden, Norvegji

I ndodhur në Rrethin Arktik në arkipelagun Svalbard, Pyramiden dikur ishte një vendbanim për punonjësit e minierave të qymyrit. Ai iu shit sovjetikëve nga Suedia në vitin 1927, dhe sot është i mbushur me ndërtime klasike nga periudha komuniste. Qymyri nuk nxirret më nga këtu që nga viti 1998, por turistët mund të qëndrojnë në një hotel të dedikuar dhe të realizojnë turne në ndërtesat e zbrazura.  

Advertisement

Pripyat, Ukrainë

Pripyat iu dha statusi i qytetit në vitin 1979, nëntë vjet pasi u themelua për të strehuar punëtorë në centralin bërthamor të Çernobilit. Qyteti ukrainas ishte shtëpia e rreth 50.000 njerëzve kur u evakuua më 27 prill 1986, pas katastrofës famëkeqe në Çernobil. Turistët përgjatë këtyre viteve kanë ardhur në rritje, pavarësisht nga rreziqet bërthamore.

Tyneham, Mbretëria e Bashkuar

Kur banorët e fshatit Tyneham u urdhëruan të largoheshin në nëntor 1943, ata menduan se do të ktheheshin sapo të përfundonte Lufta e Dytë Botërore. Fshati u përdor për të trajnuar trupat ushtarake, gjë që vazhdon ende sot pasi shërben si pjesë e poligoneve ushtarake. Megjithatë, ai është i hapur për publikun gjatë fundjavave dhe në ditët e festave.

Advertisement

Ruby, Arizona

I braktisur që nga viti 1941, një vit pasi miniera u mbyll, Ruby mbeti një qytetet fantazmë në SHBA. I pozicionuar afër kufirit me Meksikën, qyteti lulëzoi në vitet 1930, me një popullsi prej 1200 banorësh, që punonin kryesisht në miniera ari, argjendi, plumbi dhe zinku. Ruby tani është në pronësi private dhe vizitorët mund të paguajnë rreth 15 dollarë për të shpenzuar një ditë duke eksploruar ndërtesat e tij të braktisura dhe kilometra të tëra shtigje nëpër shkretëtirë.

Kayakoy, Turqi

I ruajtur si një muze, Kayakoy është kthyer në një bazë turistike për vizitorët në jugperëndim të Turqisë. Ai u braktis gjatë konflikteve në Luftën e Parë Botërore, kur Greqia dhe Turqia luftonin për kontrollin e rajonit dhe më pas kryen një shkëmbim popullsie, çka ndikoi në braktisjen e shumë fshatrave apo ishujve.

Advertisement

Houtouwan, Kinë

Natyrës nuk i është dashur shumë kohë për të pushtuar ndërtesat e braktisura të Houtouwan. I gjendur në ishullin Shengshan, afër Shangait, ky fshat dikur me më shumë se 2000 banorë u braktis në fillim të viteve 1990, pasi banorët kishin mungesë infrastrukture dhe çdo shërbim që u nevojitej ndodhej shumë larg.


Piramida ne rusi 1024x576<!–

–>

Advertisement

Brenda Piramidës, qytetit të braktisur sovjetik

Advertisement

natyraa 1280x720<!–

–>

“I përpirë nga natyra”, fshati që mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit