minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Receta që të bën të mbijetosh në temperatura ekstreme

0
Receta që të bën të mbijetosh në temperatura ekstreme

Një grup kuzhinierësh në Arktik kanë bashkuar forcat për të rikthyer, nëpërmjet kulinarisë, kulturën indigjene.

Inunnguaq Hegelund, është një kuzhinier groenlandez, vlerësuar me shumë çmime dhe i njohur në Grenlandë për recetat e tij të jashtëzakonshme me përbërës kryesor mishin, përfshirë edhe mishin e ariut polar. Ai është pjesë e një revolucioni më të gjerë që po ndodh në rajonin e Arktikut, ku së bashku me kuzhinierë të tjerë, po kthejnë sërish përbërës tradicionalë të kuzhinës së të kaluarës.

“Kur isha në shkollën e kuzhinës, recetat kryesore që mësonim ishin ato franceze dhe italiane. Mirëpo gjatë periudhës së praktikës, teksa shërbenim produkte të huaja si p.sh peshk nga Spanja, kuptova se kurrë nuk gatuanim ushqimin vendas grenlandez. Tashmë gjërat kanë ndryshuar.”

Inunnguaq Hegelund, kuzhinier

Advertisement

Kuzhina e re Arktike

Lëvizja “New Arctic Kitchen” (Kuzhina e re Arktike) bashkon të gjitha komunitetet në skajin verior të planetit, duke përfshirë Arktikun, Ishujt Faroe, Groenlandën dhe Ishujt Åland në Finlandë. Ato kanë shumë të përbashkëta: izolimin, popullsinë e shpërndarë në vendbanime të vogla bregdetare, si dhe tradita të forta gjuetie. Këto janë faktorë që i diferencojnë nga kulturat ushqimore të Perëndimit.

Ngrënia e fokave, balenave, myshkut dhe peshkut është krejt normale në këto vende pasi temperaturat ekstreme të të ftotit nuk i lejojnë vendasit të mbarështojnë derra, lopë apo pula. Banorët e Arktikut nuk shpërdorojnë kurrë asgjë nga ushqimet e tyre. P.sh mishi i një kafshe hahet i gjithi, pa lënë asnjë pjesë, duke filluar nga hunda deri te bishti, njësoj siç bënin dhe paraardhësit. Kjo sepse gjuetia përpos që ka vështirësitë e veta, është bërë tashmë shumë e kontrolluar. Për shkak të rrezikut të zhdukjes së fokave, përgjatë një viti, banorëve në Ishujtt Åland nuk iu lejohet të gjuajnë më shumë se 450 të tilla.   

Kuzhinierët po munodohen t’i promovojnë këto receta vendase, duke i shërbyer ato nëpër resorte apo bujtina. Mëlçi e prerë hollë, yndyrë e fermentuar dhe lëkurë e fokave apo balenave, janë vetëm disa nga përbërësit e këtyre pjatave. Delikatesa të tjera indigjene nga rajoni i Subarktikut dhe Arktikut përfshijnë “skerpikjøt”, një recetë me qengj të tharë shoqëruar me djathë blu të fermentuar.

Kuzhina arktike nisi të humbiste pasi kolonistët danezë dhe britanikë sollën me vete edhe traditat e tyre ushqimore. Me kalimin e kohës, dëshira për të provuar produkte të huaja, ka bërë që recetat ndërkombëtare të mbizotëronin mbi atë vendase. Gjithsesi, nisma e këtyre kuzhinierëve po rikthen edhe një herë pjatat e veçanta të Arktikut.

Advertisement

Një recetë nga Arktiku

“Luan deti me mollë turshi, pure patate dhe dëllinjë”

Përbërësit

  • 500 gramë mish luani deti
  • 500 gramë patate të qëruara
  • 50 gramë gjalpë
  • 100 gramë mollë turshi
  • 10 kokrra të freskëta dëllinjë, mundësisht jeshile
  • kripë

Përgatitja

  • Prisni mishin e luani të detit dhe marinojeni me kripë.
  • Skuqeni për pak minuta mishin në një tigan, më pas kalojeni në furrë dhe lëreni të piqet në temperaturë 150°C.
  • Skuqni patatet me gjalpë, shtoni pak ujë dhe prisni derisa të zbuten. Më pas, shtoni krem pana ose qumësht dhe shtypini patatet derisa të formohet pureja.
  • Duke përdorur një rente, grini mollët turshi shumë hollë.
  • Priteni mishin në feta dhe zbukurojeni me fetat e mollëve dhe kokrrat e dëllinjës të copëtuara.
  • Shërbejeni mishin me purenë e patates.

alkimist 1280x720<!–

Advertisement

–>

Kuzhinë surreale, restoranti ku shërbehen receta të pazakonta    

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit