minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rezistencë e përhershme, tatuazhet e protestuesve në Mjanmar

0
Rezistencë e përhershme, tatuazhet e protestuesve në Mjanmar

Gjatë demonstratave të Mjanmarit kundër sundimit ushtarak, artistët duket se kanë ndjekur një formë ndryshe për të protestuar, duke nisur nga ilustrimet e demonstruesve që kanë vdekur, te pikturat murale të mëdha, veprat e artit në rrugë dhe shenjat satirike që tallen me udhëheqësin e grushtit të shtetit, gjeneral Min Aung Hlaing .

Megjithatë, forma më e përhapur e këtij arti dhe që do të simbolizojë protestën e përhershme është tatuazhi. Një grup të rinjsh organizuan një lëvizje për të ftuar më shumë njerëz, që të realizojnë tatuazhet që nënkuptojnë mosbindjen civile. Pjesë e lëvizjes u bënë mijëra punëtorë të jakave të bardha dhe blu, nga mjekët, bankierët dhe avokatët, mësuesit, inxhinierët dhe punëtorët e fabrikës.

“Të bësh një tatuazh është e dhimbshme, por nuk është asgjë në krahasim me dhimbjen e zemrave tona, të shkaktuara nga grushti i shtetit. Unë dua që liria jonë të kthehet”, thotë një nga pjesëmarrëset e Lëvizjes.

Tetë artistë të tatuazheve, me vetëm 2 dollarë si donacion minimal, realizojnë për 20 minuta tatuazhe të tilla si: fytyra e udhëheqëses së rrëzuar, Aung San Suu Kyi, parulla “Revolucioni i Pranverës”, fraza “Kabar Ma Kyay Bu” (e cila referon një këngë proteste dhe do të thotë “ne nuk do ta harrojmë deri në fund të jetës”) dhe përshëndetje me tre gishta, që është bërë një simbol i rezistencës në protestat e Mjanmar.

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që realizohet një lëvizje e tillë e artistëve me tatuazhet. Edhe në vitin 1988 kur Mjanmar u përfshi nga demonstrata të ashpra, shumë njerëz lanë shenja në lëkurën e tyre në pjesën e sipërme të krahut për të treguar unitet.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit