minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthehen Friends, HBO Max publikon trailerin para premierës së 27 majit

0

Pritjes po i vjen fundi. Plot 17 vite pas puntatës finale të Friends, protagonistët e një prej serialeve më të ndjekura të të gjitha kohërave do të rikthehet në një ‘reunion’ ekskluziv për HBO Max.

Traileri i ri, i ‘’ribashkimit të shokëve’’, u publikua të mërkurën. Nuk do të jetë një episod i vërtetë, por një retrospektivë e përgjithshme mbi serialin, e rrëfyer drejtpërdrejtë nga aktorët që ishin pjesë e tij.

Rejçëll, Monika, Fibi, Xhoi, Ros dhe Chandler, do të ulen edhe një herë në divanin ikonë, nga ku i kanë dhuruar kaq shumë të qeshura adhurueve të tyre, për të folur pa doreza për përzgjedhjen e kastit, miqësinë e fortë brenda dhe jashtë sheshxhirimit, duke zbuluar edhe shumë parapaskena.

“Friends, the reunion” do të transmetohet në plaftormën streaming në 27 maj. Për të promovuar eventin, HBO Max ka prezantuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat një tapet të kuq digjital , me të ftuar e projeksione në Los Angeles dhe New York.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit