minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthimi i bimëve mishngrënëse në Britani

0
Rikthimi i bimëve mishngrënëse në Britani

Prania e bimëve mishngrënëse në Britani, dikur ka qenë mjaft e zakontë, por ka pësuar një rënie të madhe gjatë shekullit të kaluar. Sidoqoftë, një ekip ekologësh të rinj janë duke ndërmarrë një mision për t’i sjellë përsëri këto specie endemike, në ekosistemet britanike.

“Bimët janë baza themelore e të gjithë jetës në Tokë”, thotë një nga ekologët e ekipit që po punon me këtë projekt. “Ne po rrezikojmë lloje të ndryshme bimësh. Mund të thuhet se një në pesë lloje bimësh autoktone në Mbretërinë e Bashkuar, janë nën kërcënimin e zhdukjes. Çdo vit, mesatarisht, një specie bimore zhduket në secilin qark në të gjithë Anglinë”, shton më tej ai.

Charles Darwin, natyralisti që zbuloi sekretet e evolucionit në shekullin e 19-të, ishte i fiksuar pas llojit të bimës mishngrënëse, sundews. Ai i rriti ato për vite me radhë, duke kryer eksperimente e duke shfaqur një interes më të madh për evolucionin e kësaj bimë. Historia e sundews, dhe bimëve të tjera mishngrënëse, fillon rreth 10 000 vjet para se ata të binin në sy të Darvinit, në kohën kur kënetat e Anglisë veriperëndimore filluan të formoheshin.

Ndonëse një ekosistemi të tillë iu desh mijëvjeçarë për t’u formuar, u zhbë në dekada të shkurtra. Gjithsesi, pas një përpjekje prej disa kohësh, ekipi i ekologëve britanikë ra në gjurmë të kënetave në Manchester, në të cilat ende fshiheshin këto bimë mishngrënëse. Ndaj, ata po i kushtojnë shumë vëmendje dhe kujdes rishfaqjes së tyre, për të bërë të mundur rikthimin e këtyre bimëve në ekosistemet natyrore, siç kanë qenë me parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit