minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Risia e sektorit imobilar, pse po kthehen në trend shtëpitë e ndërtuara me kanabis

0
Risia e sektorit imobilar, pse po kthehen në trend shtëpitë e ndërtuara me kanabis

Në kërkim të materialeve të qëndrueshme, arkitektët po i drejtohen një burimi të pazakontë për sektorin e ndërtimit, siç është kanabisi.

E rrethuar nga fusha të gjelbëruara, Flat House, e cila ndodhet në një fermë në Kembrixhshair të Britanisë së Madhe, duket si një hambar.

Por brenda, pamja dhe ndjesia e ndërtesës të bëjnë menjëherë të kuptosh se kjo është diçka krejt ndryshe.

Muret të kujtojnë strofullat e barit që kemi bërë kur ishim fëmijë“, thotë pronarja e Flat House, Gemma Barron. “Ka cilësinë akustike më të mirë. Dhe vitin e kaluar ne e fikëm ngrohjen për 24 orë në mes të dimrit, por shtëpia sërish qëndroi e ngrohtë.”

Advertisement

Ajo që e bën të pazakontë këtë shtëpi të ndritshme, të ajrosur dhe të rehatshme është materiali i përdorur për ndërtimin e saj, kërpi i kanabisit.

Teksa ne bimën e kanabisit e identifikojmë me substancën psikoaktive kanabis dhe po ashtu kemi dëgjuar për përdorimin e saj në suplementet shëndetësore dhe tekstile, kërpi po bëhet me shpejtësi një material ndërtimi i qëndrueshëm  dhe shumë i kërkuar.

Kërpi është një burim i rinovueshëm, me veti kapëse të karbonit. Kur përdoret në ndërtim, ai zakonisht merr formën e “hempkretit” (i njohur gjithashtu si betoni i kërpit gëlqeror), një material i fortë i bërë nga përzierja e kërpit – bërthama drunore e bimës – dhe shtesë të përbërë nga uji dhe gëlqerja.

Hempkreti ka një masë të lartë termike, duke e bërë atë një material ideal izolues i cili përmirëson efikasitetin energjetik të ndërtesave dhe redukton emetimet e gazeve serrë me kalimin e kohës. Ai gjithashtu vazhdon të thithë karbonin gjatë jetëgjatësisë së tij.

Advertisement

Materialet e qëndrueshme janë në kërkesë të lartë pasi industria e ndërtimit kërkon të dekarbonizojë. Ndërtesat dhe ndërtimet janë përgjegjëse për afërsisht 37% të emetimeve globale të dioksidit të karbonit (CO2) të lidhura me energjinë dhe proceset. Kjo është për shkak të varësisë së madhe të industrisë nga lëndët djegëse fosile, duke përfshirë materialet me intensitet karboni si betoni, çeliku dhe qelqi, si dhe gazrat serrë të emetuara gjatë ngrohjes dhe ftohjes së ndërtesave tona.

Me cilësitë e tij të kapjes së karbonit, kërpi mund t’i ndihmojë vendet të arrijnë objektivat e tyre neto zero duke e bërë ndërtimin më të qëndrueshëm.

Optimizimi i mënyrës se si ne projektojmë, ndërtojmë dhe rinovojmë ndërtesat tona ka një rol kritik për të luajtur në uljen e emetimeve dhe për t’i mundësuar Mbretërisë së Bashkuar të përmbushë objektivat e saj klimatike. Një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes përfshin eksplorimin e përdorimit të alternativave natyrale me karbon të ulët ndaj materialeve jetësore të ndërtimit si kërpi ose druri“, thotë Yetunde Abdul, kreu i veprimit klimatik në Këshillin e Ndërtimit të Gjelbër të Britanisë.

Sa i përket kërpit të përdorur për Flat House, bimët u rritën në tokën përreth Margent Farm. Projekti përfaqëson atë “ekologjinë rrethore”, një qasje ndaj ndërtimit në të cilën ndërtesat dalin dhe mund të riintegrohen natyrshëm në peizazh. Hempkreti është përdorur në formën e paneleve të parafabrikuara për të krijuar muret e shtëpisë, të vendosura rreth një strukture druri. Në brendësi të shtëpisë, materialet janë lënë të ekspozuara.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit