minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rreth 2500 vullnetarë të zhveshur japin mesazhin e rëndësishëm

0
Rreth 2500 vullnetarë të zhveshur japin mesazhin e rëndësishëm

Rreth 2500 vullnetare kanë pozuar nudo në plazhin e famshëm të Bondit në Sidnei të Australisë mëngjesin e së shtunës. Një vepër arti për ndërgjegjësim ndaj kancerit të lëkurës.

Kjo është vepra e fundit nga disa të tilla të realizuara nga fotografi amerikan Spencer Tunick. Artisti është partner me “Skin Check Champions”, një shoqatë bamirëse e fokusuar në kontrollin e lëkurës.

Ky realizim përkon me Javën Kombëtare të Kancerit të Lëkurës në Australi, ndërsa Scott Maggs iu bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës. Maggs themeloi shoqatën në vitin 2010, pasi shoku i tij Wes Bonny vdiq nga kanceri i lëkurës në moshën 26-vjeçare.

Ky fondacion thotë se Australia është vendi më i prekur nga kanceri i lëkurës në botë. “Ne po shfrytëzojmë mundësitë tona për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i lumtur për këtë, të vij këtu dhe të bëj artin tim”, tha artisti amerikan.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit