minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rrjetet sociale dhe shëndeti mendor, studimi: Përdorimi i Facebook dhe Instagram shkakton depresion

0

Si ndikojnë rrjetet sociale në trurin tonë? Prej vitesh, me qindra studime janë realizuar për të kuptuar se çfarë efektesh shkaktojnë në gjendjen tonë psikologjike këto hapësira të reja virtuale.

Në shifrat e vitit 2021 të publikuara nga kompania kërkimore Hootsuit, del në pah se 58.4 për qind e popullsisë në të gjithë botën, janë përdorues të rrjeteve sociale.

Psikologia amerikane Amelia Aldao pohon se kjo kohë që harxhohet në rrjete, ka edhe efekte negative në shoqëri.

 “Njerëzit që qëndrojnë për shumë gjatë në Facebook dhe Instagram, kanë tendencën që të jenë të palumtur dhe të depresionuar. Sa më shumë kohë shpenzojmë duke lundruar në rrjet, aq më shumë i shkaktojmë ankth vetes”.

Advertisement

Sipas studimit të fundit të Universitetit të Stanford në Kaliforni, heqja dorë nga rrjetet sociale do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm, jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe për ndërveprimin e një individi në shoqëri.

Këshilla e mjekëve është vetëm një: përdorim i medieve sociale, por i kufizuar, jo në çdo moment të ditës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit