minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sanksionet e godasin kudo, Abramovic së shpejti mund të bëhet….turk

0
Sanksionet e godasin kudo, Abramovic së shpejti mund të bëhet….turk

Miliarderi Roman Abramovic po kalon një moment relativisht të vështirë. Relativisht, sepse mbetet gjithsesi miliarder, por të vështirë sepse paratë e tij,  pas pushtimit të Ukrainës dhe sanksionet e ardhura si pasojë ndaj shtetasve rusë, tashmë mund të shpenzohen në shumë pak vende, të paktën në Europë.

Ish-pronari i Chelsea ka braktisur interesat e tij në Britaninë  e Madhe, duke filluar nga klubi londinez me të cilin fitoi gjithçka. Nga ia moment rusi ka filluar një lloje koleksioni nënshtetësish, nga ajo e Izraelit, e justifikuar nga origjina hebraike, tek ajo e Portugalisë për arsyeje fiskale.

Një nga jahtet e Roman Abramovic, në një port turk

Por mediat turke po flasin gjithmonë e më shumë për mundësinë që Abramovic të marrë së shpejti pasaportën turke. Vendi i drejtuar nga Erdogan nuk ka pranuar kurrë zbatimin e sanksioneve ndaj nënshtetasve rusë, dhe luan  rolin e paqebërësit në marrëdhëniet midis Kievit dhe Moskës.


abramovi 1280x720

Advertisement

Nga jetim në oligark miliarder të sanksionuar. Kush është Roman Abramovich?

Advertisement

Pothuajse kushti i vetëm për marrjen e nënshtetësisë është shuma e parave, që nga 200 mijë dollarë është dyfishuar sot pikërisht për të filtruar kërkesat e shumta që vijnë nga Rusia.

Gjithsesi, këto para janë ”pare xhepi” për sipërmarrësin që ka parkuar në portet turke katër nga jahtet e tij, me një vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë.


Gjermania sekuestron superjahtin 600 milione dollaresh te oligarkut rus mik i Putin 1280x720

Advertisement

Vendi ku oligarkët rusë po fshehin jahtet

Mediat turke madje shfrenojnë edhe fantazinë, duke thënë që miliarderi mund të banonte në mënyrë të përhershme në Stamboll, duke pasur edhe dëshirën për të blerë një nga ekipet elitare turke, diçka që për momentin mbetet thjesht një ëndërr me sy të hapur.

Advertisement

abramovich 1280x720

Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit