minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sanksionet ndaj Abramoviç, kambanë për PSG, Man City, Newcastle

0
Sanksionet ndaj Abramoviç, kambanë për PSG, Man City, Newcastle

Nga Eduard Zaloshnja

Para se Roman Abramoviç të blinte aksionet e Çelsit më 2003, klubi historik i futbollit ishte shpallur vetëm një herë kampion i Anglisë në 100 e ca vjet. Ndërsa në skenën europiane kishte fituar një herë Kupën e Kupave të Europës (e cila ka dekada që ka dalë nga qarkullimi).

Nga viti 2003 e deri më sot, falë investimeve përrallore të Abramoviçit, klubi i Çelsit ka fituar çdo trofe të mundshëm kombëtar, europian e botëror për klubet. Por sulmi ndaj Ukrainës i autokratit Putin, mik i ngushtë i Abramoviçit, shënoi dhe fundin e kësaj plejade të lavdishme të Çelsit. Sanksionet e qeverisë britanike ndaj Abramoviçit i kanë ngrirë të gjitha llogaritë e klubit, i cili do ta ketë të vështirë të pagojë 33 milionë eurot mujore të borderove për futbollistët, trajnerët dhe punonjësit e tjerë të klubit.

Drama e Çelsit mund të shërbejë si kambanë alarmi për klube si Paris Saint Germain, Manchester City, Newcastle etj., të cilat kanë pronarë fare të afërt me autokratë nga rajone pa stabilitet gjeopolitik. Çdo gjë dukej se po shkonte mirë e bukur për Çelsin deri në çastin që autokrati Putin sulmoi Ukrainën, por papritur klubi po e sheh veten në prag të falimentimit financiar, pavarsisht se ka një grup futbollistësh ndër më të mirët në botë.

Advertisement

Modeli i klubeve historike europiane si Real Madrid, Milan, Bayern, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Juventus etj. etj., të cilat nuk e kanë transferuar pronësinë e aksioneve tek pronarë nga vende autokrate, shërben si model i qendrueshmërisë sportive, pavarsisht nga luhatjet gjeopolitike…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit