minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shtohen rastet, dy gorilla infektohen me koronavirus

0

Të paktën dy gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni u infektuan me koronavirus.

Gorillat jetojnë si familje, kështu që të gjithë anëtarët janë të ekspozuar ndaj pandemisë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik.

Dyshohet se kafshët janë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit, ndërsa ky është rasti i parë i njohur i infektimit me Covid-19 të majmunëve.

Një test paraprak brenda grupit tregoi praninë e virusit dhe Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare, konfirmoi të hënën rezultatet pozitive. Mbetet ende për t’u parë nëse gorillat do të kenë ndonjë komplikim serioz nga koronavirusi, por ato po monitorohen nga afër.

Advertisement

Rasti i parë i njohur i infektimit të një kafshe ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit