minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si reagojnë burrat dhe gratë ndaj një tradhtie?

0

Para një tradhtie, reagimet e burrave dhe grave nuk janë aq të ndryshme, edhe nëse sipas psikologëve dhe seksologëve, gratë e konsiderojnë më serioze tradhtinë mendore, ndërsa burrat tradhtinë fizike. Megjithatë mekanizmat që qëndrojnë në themel të faljes së tradhtisë janë të njëjta për të dy gjinitë.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, pasi pyeti mbi 92 çifte, partnerët e të cilëve plotësuan një pyetësor pasi u identifikuan në dy skenarë tradhtie. I pari përshkruante partnerin duke bërë seks me një person tjetër, por nuk ra në dashuri; i dyti përfaqësonte eventualitetin e kundërt në të cilin partneri ra në dashuri, por pa pasur marrëdhënie seksuale.

Ka dalë në pah se burrat dhe gratë hezitojnë ta lënë partnerin dhe zgjedhin të japin shanse të dyta në masë të barabartë. Shumica e njerëzve, pavarësisht nga gjinia dhe lloji i tradhtisë, e shohin të pamundur faljen. Zgjedhja për të qëndruar me partnerin përcaktohet mbi të gjitha nga sa e perceptojnë tradhtinë si kërcënuese për marrëdhënien, qoftë fizike apo emocionale, pra nga ndikimi që ata imagjinojnë se do të ketë në çift.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit