minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si ta kuptoni që fëmija juaj është i sëmurë për të mos e çuar në shkollë

0

Një teshtimë apo një kollë mund të jetë një shenjë alarmi në kohët e sotme për ato familje me fëmijë të vegjël në shtëpi.

Shumë fëmijë kanë shpenzuar vite të tëra distancimi social për t’u mbrojtur nga Covid-19 dhe tanimë shërbimet e kujdesit shëndetësor janë mbingarkuar nga rastet me virusin respirator të cilat mund të shkaktojnë rrjedhje hundësh, mungesë oreksi, kollë, teshtima, temperaturë dhe ethe.

Është ftohje, grip apo Covid?

Mes të ftohurës, RSV dhe Covid-19 ka një sërë infeksionesh dimërore, dhe ato mund të dallohen në bazë të simptomave.

Advertisement

Për këtë merren parasysh një sërë kriteresh, nëse është virus apo një bakter, dhimbje koke apo kollë e thatë, e kjo varet nga mosha, simptomat dhe statusi shëndetësor i fëmijës suaj, gjë që mund të bëjë diferencën se si të procedoni më tej.

A duhet ta mbani fëmijën tuaj në shtëpi?

Idealja, sipas ekspertëve të shëndetit, është që në rast të simptomave të mësipërme, mirë do të ishte nëse nuk do t’i çonit ata në shkollë, kjo pasi mund të bëjë që infeksioni të përhapet më tej.

Disa nga shenjat që japin një sinjal të qartë se duhet të mbani fëmijën tuaj në shtëpi janë: temperatura e lartë, të përzierat, diarreja, probleme në të ngrënë, gjumë i dobët dhe probleme të frymëmarrjes.

Advertisement

Kur është koha për t’i kthyer ato në bankat e shkollës?

Në këtë rast, shkollat apo institucionet arsimore kanë rregulla të ndryshme sa i përket rikthimit të tyre në shkollë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, për fëmijët me astmë apo alergji, nuk është e nevojshme për t’i mbajtur ata larg shkollës, edhe pse mund të shfaqin simptoma të kollës apo rrjedhjes së hundëve.

Kur duhet të kërkojmë ndihmë të specializuar mjekësore?

Advertisement

Shpeshherë prindërit janë të predispozuar që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për kontroll mjekësor, menjëherë sapo ata japin shenjat e para të ndonjë sëmundjeje.

Por, nëse ata janë të përgjumur, ndalojnë së ngrëni apo kanë vështirësi në frymëmarrje, prindërit janë të justifikuar t’i çojnë fëmijët e tyre për kontroll mjekësor, veçanërisht nëse simptomat përkeqësohen.


Advertisement

Gripi stinor dhe koronavirusi, si të mbroni veten nga pandemitë këtë dimër?

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit