minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si te “Një mijë e një net”, peshkatarët gjejnë thesarin me vlerë 1,5 milionë dollarë në barkun e balenës

0
Si te “Një mijë e një net”, peshkatarët gjejnë thesarin me vlerë 1,5 milionë dollarë në barkun e balenës

Një histori e denjë për ato të përrallave arabe… Një grup peshkatarësh në Jemen, një vend i shkatërruar nga lufta civile, gjetën një thesar me vlerë 1,5 milionë dollarë në barkun e një balene.

Balena e ngordhur kishte brenda saj një sasi të madhe të një rrëshire gri, një material i rrallë dhe tepër i vlefshëm, që përdoret edhe nëpër parfume. Industria e peshkimit është një prej mjeteve të pakta të jetesës në Jemen, një prej vendeve më të varfra në botë, por këtë herë ata ishin me fat.

“Nëse gjen qelibar, ke gjetur një thesar të vërtetë”, tha njëri prej peshkatarëve për BBC. “Sapo iu afruam balenës ndjemë erën, dhe e kuptuam se do të gjenim diçka këtu”.

Substanca që vjen era fekale, e cila krijohet nga e vjella e balenave, përdoret për të zgjatur sa më shumë aromën e parfumeve. Zakonisht shitet për 50 mijë dollarë për kilogram.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit