minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Skeleti i dinozaurit 66 milionë vjeçar shitet për një shifër rekord në ankand

0
Skeleti i dinozaurit 66 milionë vjeçar shitet për një shifër rekord në ankand

Skeleti më i madh në botë i një dinozauri, 66 milionë vjeçar, u shit në ankand për 6,6 milionë euro, një shifër rekord që theu çdo parashikim. Skeleti i dinozaurit të llojit Triceratops mendohej se do të shitej për maksimumi 1,5 milionë dollarë.

Megjithatë, shifra mbetet larg rekordit të vendosur nga skeleti i një Tiranosauri T-Rex, të shitur në një tjetër ankand për 31,8 milionë dollarë në shtator 2020.

Skeleti i Triceratopsit u gjet në Dakotën e Jugut në vitin 2014. Mendohet që ky individ jetonte në Laramidia, një kontinent i lashtë gjigant, që shtrihej nga Alaska në Meksikën e sotme.

Pas gërmimeve, mbetjet u dërguan për restaurim në Itali, ku arkeologët arritën të kuptonin përmasat e vërteta të tij. I pagëzuar “Big John”, vetëm kafka e dinozaurit është gati 3 metra e gjatë. Sipas Muzeut të Historisë së Natyrës në Mbretërinë e Bashkuar, kjo ka qenë një nga kafshët më të jashtëzakonshme që ka shkelur mbi Tokë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit