minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sofia, zyrtarisht modelja e parë e “Victoria’s Secret” me sindromën down

0

“Më mahnit, më pëlqen të jem e famshme, më pëlqen gjithçka, të triumfoj dhe të jem e lumtur”. Kjo është Sofia Jirau. Sot është shndërruar në një simbol, të suksesit dhe kjo falë vendosmërisë së saj. Sofia nisi karrierën në modeling në vitin 2019 dhe 2020, duke debutuar për herë të parë në Javën e Modës në Nju Jork. Prej asaj kohe, është ngjitur në dhjetëra pasarela dhe imazhi i saj është publikuar në kopertinat e revistave të modës. Por prej disa javësh, Sofia ja ka dalë të realizojë një tjetër ëndërr, atë të të parës modele me sindromën down, pjesë e modeleve të Victoria’s Secret.

Rafy Rivera, gazetar i CNN: Çfarë të pëlqen më shumë kurje në pasarelë apo kur realizon fotografi?

Sofía Jirau: Mua më mahnit kamera, më pëlqen kamera, më pëlqejnë foto, më pëlqen të pozoj e modeloj, më pëlqen gjithçka.

Motra e saj Paola rrëfen se qëkur ishte e vogël, Sofia ka qenë pjesë e botës së spektaklit. Por sot, ajo që Sofia përfaqëson është shumë më e madhe se kaq.

Advertisement

“Ajo i ka treguar çdokujt se në këtë jetë, askush nuk duhet të ketë limite, pa ka treguar edhe mua sesa duhet të luftoj për gjërat që dua. Ajo më ka treguar se çdo ditë duhet të luftoj për atë që dua të arrij, për gjithçka që duam në jetë, me vendosmëri mund ta arrijmë, sado e vështirë të jetë”, tha Paola Jirau, motra e Sofias.

Fondacioni puertorikan i “Sindromës Down” e ka mbështetur Sofinë që në fillimet e karrierës së saj dhe ka ditur ti gëzojë fitoret. Arritjet e saj kanë qenë të rëndësishme edhe për komunitetin e saj.

“Sofia përfaqëson  në botë jo vetëm veten e saj si modele, jo vetëm qytetin ku ka lindur dhe është rritur por edhe kapacitetin për të arritur gjithçka, edhe ato gjëra që 20 vite më parë, dukeshin të vështira për t’u arritur”, tha Marta Segarra, drejtoresha e fondacionit “Sindroma Down”.

Rafy Rivera, gazetar i CNN: Ndihesh nervoze kur je para kamerës, ku ecën në pasarelë?

Advertisement

Sofía Jirau: Nuk jam nervoze sepse kjo jam unë. Fjala nervozizëm nuk është në fjalorin tim. As në trupin tim.

Përveç modelingut, 24-vjecarja, ka shfaqur aftësitë edhe në fushën e sipërmarrjes. Në 2019, ajo nisi biznesin e saj, me një linjë veshjesh, aksesorësh e produktesh kozmetike, duke i dhënë emrit të saj, edhe më shumë jehonë në arenën ndërkombëtare.

“Sofia, si ambasadore e markave. Sofia nuk ka qenë thjesht ideatore por edhe frymëzuese e kësaj linje. Sofia është histori suksese, ka frymëzuar jo vetëm komunitetin e personave me Sindromën down, por mbarë botën, na ndihmon të mbajmë gjallë fëmijën që ka Brenda secili prej nesh”, shprehet Alessandra Correa, menaxhere e Sofias.

Sofia përfaqëson sot, edhe në organizatat ndërkombëtare, fushatën e “fëmijë pa limite”, që edukon personat me sindromën down. Sipas Institutit të fëmijëve me sindromën down në Porto Riko, 13 në 10 milionë lindje të reja, vjen në jetë me këtë sindromë. Sofia përcjell edhe një mesazh për këdo që jeton në kushtet e saj.

Advertisement

“Do t’i thosha kujtdo që duhet të luftojë, të luftojë për ëndrrat, të luftojë pa limite. Të gjithë mund t’ja dalin. Të ecim përpara dhe të jemi aktivë”, tha Sofía Jirau.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit