minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Stërgjyshja me Covid feston 101-vjetorin e lindjes

0
Stërgjyshja me Covid feston 101-vjetorin e lindjes

Një ditë e veçantë ishte kjo e premte për shtëpinë e të moshuarve “Il Sorrizo” në Brienza të Italisë, ku Giovannina Mattù festoi 101-vjetorin e lindjes.

Festa u zhvillua në një atmosferë ku një pjesë e madhe e të moshuarve që ndodhen atje, janë të prekur nga covid-19, ku mes tyre është edhe 101-vjeçarja, e cila po kurohet dhe po e fiton këtë betejë.

Ndryshe nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë, stafi nuk lejoi prezencën e familjarëve të saj, që në fakt nuk janë të paktë.

Giovannina ka lindur më 5 shkurt të vitit 1920 dhe është martuar në vitin 1940 me Francesco Azzaton, i cilin ka vdekur në vitin 1983.

Advertisement

Ajo ka 5 fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa. Prej vitit 2017, ajo qëndron në shtëpinë e të moshuarve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit