minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Streptokoku A godet Evropën, mjekët këshilla prindërve të jenë vigjilentë

0
Streptokoku A godet Evropën, mjekët këshilla prindërve të jenë vigjilentë

Rastet me Streptokokun e tipit A duket se nuk tanimë vetëm në Britaninë e Madhe, pasi së fundmi edhe në Evropë janë konstatuar disa raste të fëmijëve të prekur nga ky virus, i cili në disa raste, mund të bëhet tepër i rrezikshëm për shëndetin e tyre.

Përveç Britanisë së Madhe, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë konfirmuar raste të reja edhe në Francë, Irlandë, Holandë, Spanjë dhe Suedi.

Infeksioni bakterial ka vrarë deri më tani të paktën 16 fëmijë në Britani, megjithatë mendohet se numri mund të jetë më i lartë, referuar këtu rasteve të paraportuara pranë organeve shëndetësore.

Bakteret e Streptokokut A mund të shkaktojnë një mori infeksionesh, duke përfshirë impetigon, ethe, bajame të kuqe të ndezura dhe fytin e acaruar.

Advertisement

Ndërsa shumica dërrmuese e infeksioneve janë relativisht të lehta, ndonjëherë bakteret, në raste jashtëzakonisht të rralla, mund të shkaktojnë Streptokok të Grupit A invaziv (iGAS) – një ndërlikim kërcënues për jetën.

Dy nga format më të rënda, por të rralla, të kësaj sëmundjeje invazive janë fasciiti nekrotizues dhe sindroma e shokut toksik streptokoksik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit