minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Studimi: Ndjekja e një ndeshje futbolli, të skuadrës së zemrës, ka efekte psikofizike

0

Të shohësh një ndeshje futbolli në televizion, apo edhe në stadium, nuk është tamam si të praktikosh sport, por nëse ekipi yt i preferuar luan, mund të ketë rritje të rrahjeve të zemrës, që është e barabartë me atë të një shëtitjeje të shpejtë. Një studim nga Universiteti i Leeds, në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në këtë përfundim, duke regjistruar parametrat fiziologjikë të tifozëve të moshës 20 deri 65 vjeç në tri momente: e para, në gjysmë të kohës së lojës dhe në fund të tre ndeshjeve të kampinatit të luajtura nga ekipi i tyre i preferuar.

Ndeshja e parë u ndoq në distancë, dy të tjerat në stadium. Një gol nga skuadra e tyre e zemrës rriti rrahjet e zemrës me një mesatare prej 27%, një gol nga kundërshtarët me 22%. Në përgjithësi, që nga fillimi i ndeshjes, rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve janë rritur mesatarisht me 17%, në disa deri në maksimum 130 rrahje në minutë, që është rreth 64% më shumë se vlera mesatare bazë. Siç vihet re nga studiuesit, është një stërvitje kardiovaskulare që korrespondon me ecjen e shpejtë.

Përfitimet e një stresi të tillë pozitiv rriten nga fitorja e ekipit tuaj. Presioni i gjakut bie, së bashku me ankthin, dhe ju ndjeni mirëqenie dhe eufori. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë. Anasjelltas, një disfatë rrit presionin dhe mund t’ju çojë në një gjendje shpirtërore negative edhe për ditë me radhë.

Por, ky sigurisht nuk është studimi i parë që analizon efektet pak a shumë të dobishme psikofizike të futbollit te tifozët e tij. Një tjetër studim i kryer nga Laboratori Social Neuroshkencor i Universitetit të Valencias dhe nga Departamenti i Psikologjisë Sociale dhe Organizative të Universitetit VU Amsterdam, ka arritur në përfundimin se nga këndvështrimi hormonal, pjesëmarrja në ndeshjen e ekipit të preferuar është e barabartë me praktikimin e një aktiviteti seksual intensiv dhe të zgjatur.

Advertisement

Për shumicën e burrave, janë të njëjtat hormone, testosteroni dhe kortizoli (hormoni i stresit) që çlirohen, duke hyrë në trup me një intensitet që rritet hap pas hapi me atë të ndeshjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit