minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Superheronjtë” e vaksinuar pushtojnë rrugët e qytetit

0
“Superheronjtë” e vaksinuar pushtojnë rrugët e qytetit

Është mbajtur këtë fundjavë në Londër eventi “Comic Con”, ose e njohur ndryshe si parada e “superheronjve”.

Ndonëse me prezencë jo shumë të madhe spektatorësh dhe pjesëmarrësish nga frika e pandemisë, qindra personazhe të maskuar si superheronj zbarkuan në rrugët e kryeqytetit britanik, në një ngjarje që u rikthye sërish pas anulimit të një viti më parë.

Megjithatë, autoritetet kishin marrë të gjitha masat për të shmangur një vatër të mundshme infeksioni dhe për këtë arsye të gjithë “superheronjtë” e kishin për detyrim të ishin të vaksinuar ose të tregonin një test antiCovid negativ që ishte bërë në 48 orët e fundit.

Më të kënaqurit për kthimin e kësaj parade ishin fëmijët, të cilët kishin mundësi të shihnin nga afër personazhet aq të dashur të librave me figurina, me “armët” e tyre të improvizuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit