Të jetosh me një buall 1-tonësh

Një çift amerikan nga Teksasi ka që në vitin 2004 që jeton me një buall që peshon 1,1 tonë.

63-vjeçari R.C. Bridges dhe 47-vjeçarja Sherron thonë se, pavarësisht përmasave të tij shumë të mëdha, bualli kurrë nuk ka shkatërruar asnjë mobilje të shtëpisë.

“E quajmë Egërsira, por është shumë i shoqërueshëm. Për Krishtlindje do t’i japim një kosh të madh plehrash sepse i ka qejf kur i godet me brirë”, thotë 63-vjeçari.

Çifti tregon se ka raste që bualli ha në tavolinë bashkë me ta, ndërkohë që hyn e del nëpër dhoma sa herë që do.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, pronarët e tij thonë se Egërsira është i rrezikshëm: “Vetëm pasi kaluan 10 vite, Egërsira e lejoi gruan time që ta krihte. Të panjohurit nuk duhet t’i afrohen. Edhe mua më ka sulmuar vitin e kaluar. E trembi diçka, më goditi dhe më tërhoqi zvarrë disa metra, gruaja mendoi se vdiqa. Gjithsesi, ne nuk e imagjinojmë dot jetën pa të. E duam shumë”.