minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Të nuhasësh erën e djersës së tjetrit, terapia e re kundër ankthit

0

Të nuhasësh erën e trupit të njerëzve të tjerë mund të jetë e dobishme në terapi për ankthin social.

Ky është studimi më i fundit i shkencëtarëve suedezë të cilët kanë nisur testimet me vullnetarët duke përdorur djersën e sqetullave në eksperimentet e tyre.

Kërkuesit pretendojnë se aroma e trupit aktivizon rrugët e trurit të lidhura me emocionet, duke ofruar një efekt qetësues,  por për momentin është ende herët të thuhet nëse kanë të drejtë apo jo.

Ata do të paraqesin disa nga gjetjet e tyre në një konferencë mjekësore në Paris që do të mbahet këtë javë.

Advertisement

Aromat zbulohen nga receptorët në pjesën e sipërme të hundës. Sinjalet nga këto më pas transmetohen drejtpërdrejt në sistemin limbik, një rajon i trurit që lidhet me kujtesën dhe emocionet.

Studiuesit suedezë sugjerojnë se aroma e trupit të njeriut mund të komunikojë gjendjen emocionale dhe madje të shkaktojë përgjigje të ngjashme tek të tjerët që e nuhasin atë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit