minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ditë të zeza si këto dhe “thika ndër dhëmbë” e shqiptarëve kundër njëri tjetrit

0

Nga Edmond Arizaj

Jane dite si keto, fatkeqesisht jo te rralla, kur mendja te shprishet dhe nis e ve pikepyetje nese kane pasur te drejte franceze, angleze, ruse, turq e dreqi me te birin, qe Shqiperine e ndane ne disa pjese, duke ua dhene per mbareshtim serbeve, malazezeve e grekeve, ndersa shqiptareve u lane pak gje sa per te kullotur dhite e te vazhdonin hasmerite njeri me tjetrit.

Jane dite si keto, kur dyshon seriozisht nese ben mire qe shpreson se shqiptaret ende mund te kene disa trupa, por ama nje mendje, qe kerkon te jete serish vetem ne nje trup.

Jane dite si keto, kur duarleshuar u jep te drejte fqinjeve e miqve te fqinjeve, per perbuzjen qe nuk mundet ta fshehin here pas here. Kur ne perbuzim njeri-tjetrin…

Advertisement

Jane dite si keto, kur mendon se nuk na do njeri prane, jo pse kemi shumice qe e quan veten muslimane, as pse jemi te varfer, as pse kemi nje perqindje te paperfillshme kriminale, por sepse jemi sherxhinj, llafazane, akuzatore, pa tolerance, te pagdhendur, mesjetare. Gjejme menjehere qerpikun ne syrin e vellait, por asnjehere traun ne syrin tone.

Jane dite si keto kur i sheh shqiptaret me thike nder dhembe kunder njeri tjetrit, per nje cope lendine ku ata te kullosin vetem delet e tyre.

Jane dite si keto, kur me keqardhje e pafuqishem pranon pa ze, se sa te vegjel, te parendesishem e pa peshe tregohemi.

Jane dite si keto, kur te duket se kokat e shqiponjes i jane kthyer njera tjetres per t’i nxjerre syte.

Advertisement

Jane dite si keto kur te duket se Ismail Qemalit e Hasan Prishtines i fergellijne kockat ne varret e tyre.

Jane dite si keto kur kupton se lotet qe derdhen para Adem Jasharit, jane provokuar ndonje minute me pare me qepe, sa per efekt kamerash.

Jane dite si keto, dite te zeza si keto, kur teksa sheh shqiptaret qe i lehin njeri tjetrit me me egersi se cdo provokimi ardhur nga diku tjeter, dyshon: Valle e kane shitur vendin dhe veten e tyre?

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit