Ish ylli i mundjes amerikane, të njohur ndryshe si Wrestling, Tyler Reks ka shokuar fansat e tij pasi postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej një ndryshim radikal i tij.

42-vjeçari njoftoi ndjekësit se i ishte nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë dhe tashmë emri i tij nuk ishte më Tyler Reks, por Gabbi Tuft.

“Kjo është pjesa ime që mbeti për një kohë të gjatë në hije, ajo e frikësuar se çfarë mund të mendojë bota, e frikësuar nga ajo që do të thoshin ose bënin familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e mi”, shkruajti Gabbi në foton që shoqëron postimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";