Sateliti i tokës tashmë ka dy kratere të reja mbi trup. Këtë njoftim ka bërë mbrëmjen e djeshme NASA, e cila ka zbuluar se më 4 mars, Hëna është goditur nga disa mbetje hapësinore duke krijuar kështu, një krater të dyfishtë.

Bill Gray, kërkues i pavarur i dinamikave orbitale, ishte i pari që zbuloi se një objekt i panjohur do të godiste sipërfaqen e satelitit të shndritshëm.

Kjo është hera e parë që mbetje të tilla, të dërguara në hapësirë nga njeriu, godasin hënën në një trajektore të papërcaktuar nga shkencëtarët, prandaj gjysma e bishtit të një rakete, i ka lënë studiuesit të habitur.

Këta të fundit kanë pohuar se e prisnin që një përplasje e tillë të ndodhte, por jo me kaq shumë forcë sa për të krijuar dy gropa të mbivendosura në atë formë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krateret e reja, njëri me diametër 16 metra ndërsa tjetri 18, kanë ngritur edhe njëherë debatin mes shkencëtarëve të NASA-s, lidhur me rrezikun që mund të sjellin mbetjet e harruara në hapësirë.