minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Të premten, një asteroid i paparashikuar ka kaluar vetëm 400 kilometra nga Toka

0

Në një moment ku e gjithë bota po alarmohet me të drejtë nga qenie mikroskopike si virusi SARS-Cov-2, lajme të befasishme na tregojnë që të papritura mund të vijnë edhe duke ngritur kokën lart.

Dhe në fakt, një gjë është e sigurt, një asteroid ka kaluar në datë 13 nëntor në një distancë tepër të afërt nga planeti ynë. Jo vetëm, zbulimi i tij u krye pasi vetë asteroidi po largohej nga Toka.

Bëhet fjalë për asteroidin 2020 VT4, të zbuluar nga observatori ATLAS në ishujt Hauai, i cili monitoron pikërisht trupat qiellore që mund të godasin planetin tonë.

Sipas përllogaritjeve, dimensionet  e asteroidit ishin modeste, deri në 10 metra diametër, dhe kjo është arsyeja që radarët dhe teleskopët nuk arritën ta identifikonin në kohë, por vetëm rreth 15 orë pas kalimit më të afërt.

Advertisement

Dimensionet e 2020VT4 mendohet se do ta shkatërronin atë pothuajse tërësisht në impaktin me atmosferën tokësore, por sërish ekziston mundësia që pjesë të vogla të tij të binin në tokë. Si ballafaqim, asteroidi kishte përafërsisht gjysmën e diametrit të asteroidit që ra në Chelyabinsk të Rusisë në 2013, pamjet e të cilit bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Edhe pse asteroidë të tjerë kanë kaluar edhe më afër, si ai i vitit 1974 që u afrua deri në 54 kilometra duke u shkatërruar pjesërisht para se të vazhdonte rrugën, sërish 2020VT4 mund të mbajë rekordin e afërsisë për një asteroid që ka pothuajse prekur planetin totalisht i pacenuar. Një fenomen që sipas studiuesve ndodh njëherë në 10 vjet, për dimensione të tilla, përafërsisht sa një kamion.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit