Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër. Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027.
Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë.
Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit “Kingsway Telephone Exchange”, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së Ftohtë. Atje shtrihej një rrjet i madh prej 5000 kabllosh dhe angazhoheshin rreth 200 punëtorë. Teknologjia pas qendrës telefonike u vjetërua nga fundi i dekadës, ndaj u çaktivizua. Tani, CEO i “The London Tunnels”, (Tunelet Londineze), dëshiron të sjellë në jetë historinë e këtyre tuneleve për vizitorët.
Një Londër nëntokësore
“Historia e tuneleve, rëndësia e tyre dhe vendndodhja midis Holbornit të Londrës dhe Square Mile, mund t’i bëjë këto tunele një nga destinacionet turistike më të njohura në Londër.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Angus Murray, CEO
Plani është që të investohen 170.5 milionë dollarë në punën e restaurimit dhe më pas 97 milion dollarë në të gjitha kambanat dhe objektet e tjera që gjendeshin në tunele. Momentalisht, atraksioni më i zhvilluar nëntokësor i Londrës është “Churchill War Rooms” . Gjithashtu, metroja e Londrës, organizon shpeshherë ture të ndryshme, për të eksploruar stacione të braktisura dhe tunele të fshehura. Megjithatë, aventurat nëntokësore në Londër do të bëhen më të jashtëzakonshme kur projekti i tuneleve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë përfunduar.