Tuneli nënujor spektakolar, do të shkurtojë udhëtimet dhe do të shtojë turistët

Nën oqeanin Atlantik gjendjen një seri tunelesh nënujorë, që lidhin ishujt të cilët përbëjnë arkipelagun verior të Ishujve Faroe.

Rrjeti i tuneleve “Eysturoy” pritet të nisë funksionimin së shpejti dhe njerëzit do të kenë mundësinë të udhëtojnë 187 metra nën nivelin e detit. Ngjyra blu e ujit e bën pamjen, dhe udhëtimin, edhe më përrallor.

Tuneli 11 kilometra i gjatë do të shkurtojë ndjeshëm kohën për të mbërritur nga veri në Torshavn, kryeqytetin e Ishujve Faroe. Momentalisht udhëtimi bëhet për 64 minuta, por me përdorimin e tunelit rruga do të zgjasë vetëm 16 minuta.

Tuneli do të jetë edhe një atraksion turistik që do të rrisë edhe më tepër vizitorët e territorit autonom danez, që njihet në të gjithë botën për panoramën e mrekullueshme dhe botën e kafshëve të egra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tuneli do të hapet më 19 dhjetor 2020 dhe do të pasohet me një tjetër tunel të ngjashëm që do të lidhë ishuj të tjerë të vegjël me njëri-tjetrin.