Një vajzë, e cila kishte tentuar më herët vetëvrasjen, pasi ishte bullizuar sistematikisht nga shokët e shkollës, shkoi në mbrëmjen e fundit të vitit me 300 motoristë për t’u treguar atyre se “nuk mund ta lëndojnë më”.

15-vjeçarja Felicity Warburton, e cila vuan nga sindroma “Asberger” e ndjente veten të “pavlerë” për shkak të komenteve të tmerrshme nga shokët e shkollës prej moshës 7 vjeç.

Por nëna e saj gjeti një zgjidhje. Ajo i dërgoi një mesazh në Facebook klubit të motoristëve WAC, të cilët e pranuan njëzëri ftesën për ta shoqëruar vajzën në mbrëmje.

Megjithatë, vajza u përball dhe më një tjetër surprizë të bukur pasi qindra njerëz ishin mbledhur, mes tyre dhe shokë të shkollës për ta mbështetur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/09/motor.mp4