U rrëmbye në Itali 43 vjet më parë, nëna e bindur: Djali im është sheiku Mohammed Al Habtoor

Mauro Romano u rrëmbye në Salento në vitin 1977, kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas kaq shumë vitesh e ëma e tij beson se e ka gjetur atë dhe djali i saj është Sheik Mohammed Al Habtoor, sot 52 vjeç, dhe zyrtarisht pasardhës i manjatit Khalaf Al Habtoor.

“Shpresoj se është ai sepse kjo do të nënkuptojë se është akoma gjallë dhe se askush nuk e ka vrarë atë”, shprehet Bianca Colaianni.

Nëna e Mauros thotë se e dalloi atë pas një foto mes aktores Manuela Arcuri dhe manjatit të Dubait dhe e njohu atë falë dy shenjave, njëra në vetull, tjetra në dorën e djathtë.

Për të qenë i sigurt se është ai, do të jetë e nevojshme të ekzaminohet ADN-ja por deri më tani sheiku ka refuzuar. Megjithatë, familja e Romanos, nuk dorëzohet dhe synon të shkojë personalisht në Dubai dhe për këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prindërit e Mauros nuk kanë ndalur kërkimet që nga dita e zhdukjes së tij në Lecce, më 21 qershor të vitit 1977. Falë këmbënguljes së tyre, hetimet çuan në kapjen e rrëmbyesit, një mik i familjes të cilin Mauro e quante xhaxha. Ditën e zhdukjes, ai e mori Mauron dhe e dorëzoi te dy individë, të panjohur deri më sot, të cilët më pas e morën vogëlushin me forcë, duke bërë që të gjitha gjurmët e tij të zhdukeshin.