minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U rrëmbye nga dadoja kur ishte një vjeç, gjen familjen pas 51 vjetësh

0
U rrëmbye nga dadoja kur ishte një vjeç, gjen familjen pas 51 vjetësh

Lajmi i një historie të pabesueshme me një fund të lumtur vjen nga SHBA. Bëhet fjalë për Melissa Highsmith, e cila u rrëmbye nga dadoja në Fort Worth kur ajo ishte vetëm një vjeç. Pas 51 vitesh, ajo ka gjetur prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj. Pamjet e takimit u publikuan në profilet në Facebook të familjarëve të Melisës, të cilët nuk kishin reshtur së kërkuari në gjithë këto vite.

“Ne menduam se nuk do ta shihnim më kurrë”, thanë ata.

Ishte viti 1971 kur nëna e Melisës kishte vendosur një reklamë në gazetë për një dado që mund të kujdesej për vajzën kur ajo ishte në punë. Kur gruaja që i ishte përgjigjur reklamës u shfaq në derë, nëna e Melisës nuk ishte në shtëpi dhe ishte shoqja e dhomës ajo që ia dorëzoi vajzën e vogël kujdestares së fëmijëve, e cila më pas u zhduk pa gjurmë.

Familja nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa për ta gjetur Melisën dhe i organizonte asaj një festë çdo vit në ditëlindjen e saj. Deri në shtator të këtij viti.

Advertisement

Familja Highsmith mori një mesazh anonim që i informonte se gruaja ishte në Charleston, më shumë se 2000 kilometra nga vendi ku u rrëmbye. Testi i ADN-së dhe testet e tjera konfirmuan identitetin e Melissa-s dhe familja mundi ta përqafonte sërish pas 51 vitesh shumë të gjata.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit