minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Udhëtimi për në Polin e Veriut nuk ka qenë ndonjëherë më luksoz se kaq

0
Udhëtimi për në Polin e Veriut nuk ka qenë ndonjëherë më luksoz se kaq

Më 11 maj 1926, një aeroplan me balonë i quajtur Norge, nisi udhëtimin e parë për në Polin e Veriut. Gati 100 vite më vonë, një tjetër ekspeditë synon të përsërisë të njëjtin udhëtim, duke përdorur një mjet të ngjashëm fluturimi, por të modernizuar me teknologjinë e fundit.

Aeroplanët me balonë, të quajtur edhe Zepelin, kanë dalë thuajse fare jashtë përdorimit që prej viteve 1930. Por një dekadë më parë, një kompani britanike nisi një projekt ambicioz për t’i rikthyer në jetë këto mjete, që do të përdoreshin sërish në misione ushtarake. Por edhe pse Pentagoni i mori në konsideratë për t’i përdorur në Afganistan, projekti më pas u ndërpre në vitin 2012.

Ideja u rikthye në jetë nga Carl-Oscar Lawaczeck, një pilot suedez me shpirt sipërmarrësi, i cili ka krijuar kompaninë “startup” OceanSky Cruises, që do të ofrojë udhëtime turistike për në Polin e Veriut.

Këto mjete fluturuese kanë disa karakteristika që i bëj në të përshtatshme për këtë lloj përdorimi. “Këta avionë mund të mbajnë shumë peshë, por harxhojnë shumë më pak energji sesa avionët e tjerë për të njëjtën distancë”, shpjegon Lawaczeck për CNN. “Ne mund të ulemi deri në 100 metra, ose më pak, nga toka, me një shpejtësi të ulët sikur po udhëton me biçikletë, për t’u ofruar pasagjerëve një pamje spektakolare të Polit të Veriut”.

Advertisement

Avioni turistik do të ketë vend për 16 udhëtarë, të ndarë në 8 kabina me hapësirë të madhe, që duken si dhoma hoteli. Ndërsa ekuipazhi do të jetë i përbërë nga 7 persona, mes të cilëve edhe një shef kuzhine. E gjithë eksperienca ngjason me atë të një jahti luksoz.

Udhëtimet e para mund të nisin që në vitin 2023. Rezervimet janë hapur që tani, por një biletë çift kushton gati 233 mijë dollarë. Shifra mund të duket marramendëse, por planet e “OceanSky” janë që brenda 10 vitesh të ndërtojë një flotë me 100 avionë të tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit