minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Udhëtoi” 13 mijë kilometra deri në Katar, Budweiser gjen zgjidhjen për malin me birra që nuk do ta pijë dot njeri

0
“Udhëtoi” 13 mijë kilometra deri në Katar, Budweiser gjen zgjidhjen për malin me birra që nuk do ta pijë dot njeri

Mijëra kanoçe me birra kanë mbetur të bllokuara nëpër magazina, për shkak se autoritetet në Katar vendosën pak orë para nisjes së Botërorit që të mos konsumohet alkool brenda stadiumeve. Edhe pse vendimi nuk prek zonat e caktuara për tifozët në pjesë të ndryshme të qytetit, sasia e birrës që do të konsumohet në total gjatë turneut parashikohet të pësojë ulje të ndjeshme, për shkak se gjatë ndeshjeve tifozët janë të prirur për të pirë disa gota birre.

Kompania amerikane, Budweiser është një prej sponsorëve kryesorë të turneut dhe duke mos e llogaritur vendimin e beftë të autoriteteve, kishte dërguar në Katar mijëra litra birrë që tani mendohet se do të mbeten pa shitur për shkak të kufizimit.

Gjithsesi, duke qenë sponsor, Budweiser ka monopolin e birrës që do të shitet nëpër pikat e grumbullimit të tifozëve, ndërsa nëpër stadiume do të lejohet të shesë versionin pa alkool të birrës së saj.

Për të shmangur kostot e rikthimit të birrës, që ka bërë një udhëtim prej 13 mijë kilometrash nga Anglia në Katar, kompania ka vendosur që arkat e pakonsumuara t’ia ofrojë shtetit që do të fitojë turneun. Një gotë birrë në Katar do të kushtojë afërisht 14 euro.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit