minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ushqimet perfekte për stinën e verës

0
Ushqimet perfekte për stinën e verës

Hidratimi është kryefjala e verës. Të pish shumë ujë është mënyra më e lehtë për të përballuar valën e të nxehtit të sezonit. Djersitja është mënyra në të cilën trupi ynë kundërbalancon nxehtësinë e jashtme, por në të njëjtën kohë shpërndan lëngje dhe kripëra minerale, të cilat janë thelbësore për funksionimin korrekt të proceseve tona jetësore. Prandaj, është thelbësore të sigurohet një marrje e saktë e lëngjeve, meqenëse nuk jemi gjithmonë në gjendje të pimë dy litra ujë të sugjeruar nga ekspertët, le të përpiqemi të shfrytëzojmë fuqinë shuarëse dhe hidratuese të disa ushqimeve që duhet t’i vëmë në pjatë kur është vapë. Frutat dhe perimet zënë vendin kryesor.

UJI – Është padyshim aleati ynë i parë. Idealja është ta konsumojmë në temperaturë të ftohtë (jo të ngrirë), qoftë edhe pak të gazuar nëse na pëlqen minerali. Për të qenë më i tunduar për të pirë, mund ta aromatizojmë me disa pika lëng limoni, pa sheqer, ose me disa gjethe nenexhiku, të cilat rrisin ndjenjën e freskisë. Nëse kërkojmë një aromë më intensive, mund të përgatisim çajra bimorë, më mirë nëse janë pa kafeinë për një pushim më të qetë, lëreni pijen të ftohet dhe më pas konsumojeni të ftohur. Shija e mirë do të na ndihmojë të arrijmë kuotën e lëngjeve që duhen marrë çdo ditë. Nga ana tjetër, është më mirë të shmangni pijet shumë të gazuara dhe me sheqer. Pas një lehtësimi të çastit, ato rrisin ndjenjën e etjes dhe na bëjnë të marrim një sasi sheqernash për të cilat në shumicën e rasteve nuk jemi në dijeni. Për sa i përket sasisë së ujit për të pirë, rregulli i vjetër i rreth dy litra në ditë, baraz me tetë gota, është gjithmonë i vlefshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë.

Sa u takon frutave, natyra e di se çfarë kemi nevojë në çdo kohë të vitit dhe na siguron gjithçka që i nevojitet trupit tonë. Frutat dhe perimet e verës janë veçanërisht të pasura me ujë dhe kripëra, për të na ndihmuar të riintegrojmë lëngjet dhe mineralet që shpërndajmë në djersë. Ja cilat janë frutat më të pasura me ujë, për t’u vënë në tryezë për vaktet kryesore, por edhe për t’u ngrënë në mëngjes apo mes vakëtëve.

Ndërsa perimet e pasura me ujë janë padyshim ato të stinës së verës. Për më shumë shfletoni galerinë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit